Republika e Kosoves

Klinë

Filluan punimet e rrjetit të kanalizimit në Gjurgjevik të Madh

2018/07/05 - 2:39

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorë, u prit sot nga banorët e fshatit Gjurgjevik i Madh, ku mori pjesë në fillimin e punimëve të rrjetit të kanalizimit.

Ky projekt kap shifrën 44.159,52€, në gjatësi prej 3.142 metra. Plani dinamik  është 59 ditë pune,  dhe do të implementohet nga  kompania “Alticom”.

Kryetari Elezaj në këtë takim foli për nevojën e domosdoshme të këtij projekti dhe siguroj që do të krijohen kushte sa më të mira për banorët e këtij lokaliteti.