Republika e Kosoves

Klinë

Filluan punimet për asfaltimin e rrugës në Rastokë të Klinës

2018/09/12 - 4:24

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku, vizituan sot fshatin Rastokë të Komunës së Klinës, kjo vizitë është bërë me rastin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës të këtij fshati.
“BENITA COMPANY” nga Klina është kompania kontraktuese e cila do të implementoj këtë projekt në afat prej 60 ditë pune. Ky projekt kap vlerën 69.939.38€
Më këtë rast Kryetari Elezaj, tha se jemi duke u angazhuar që më projekte të tilla t’iu lehtësojmë jetën qytetarëve dhe të ju mundësohet atyre një qarkullim më i lehtë.