Republika e Kosoves

Klinë

Filluan punimet për asfaltimin e rrugës Volljakë – Qupevë e Lart

2018/08/09 - 1:35

Një investim prej 123 mijë euro iu është dedikuar fshatrave Qupevë e Lart dhe Volljakë të Komunës së Klinës. Ky investim është një rrugë në gjatësi rreth 3 kilometra e cila pritet të asfaltohet në afat prej 70 ditë pune nga kompania kontraktuese AIM SHPK nga Klina.

Këtë investim Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i cili mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve e quajti si ndryshimin pozitiv në gjendjen e infrastrukturës në Komunën e Klinës.