Republika e Kosoves

Klinë

Filluan punimet për asfaltimin e rrugëve dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Gllarevë, Rixhevë dhe Stapanicë

2020/11/16 - 4:39

Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve lokale dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Gllarevë, Rixhevë dhe Stapanicë, projekt ky i financuar nga Komuna e Klinës.

Në fillimin e punimeve të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës dhe qytetarë.

Me këtë rast, kryetari Elezaj uroi banorët për fillimin e këtyre dy projekteve shumë të rëndësishme për qytetarët e këtyre fshatrave dhe theksoi se komuna do të vazhdojë më projekte që ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Asfaltimi i rrugëve në këto fshatra ka një gjatësi prej 2105 metra, kurse do të bëhet shtrirja e 1422 metra kanalizim.
Ky projekt ka një vlerë buxhetore 107 571 euro, ndërsa punimet është duke i realizuar kompania REA SH.P.K.