Republika e Kosoves

Klinë

FILLUAN PUNIMET PËR RREGULLIMIN E VARREZAVE TË QYTETIT

2019/06/01 - 2:02

Komuna e Klinës sot ka filluar punimet për rregullimin e varrezave të qytetit.

I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, i cili theksoi se është shumë e rëndësishme që ka filluar ky projekt, i cili do të ketë edhe një vend parking dhe instalimet e tjera të nevojshme elektrike dhe të ujit.

Vlera e projektit është 59 595 euro, ndërsa afati kohor për përfundimin e punimeve është 100 ditë pune.