Republika e Kosoves

Klinë

FORMOHET ASAMBLEJA KOMUNALE E FEMIJËVE

2019/06/14 - 8:44

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës, është formuar Asambleja komunale e fëmijëve, me përfaqësues nga gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të komunës së Klinës.

Kjo asamble do të funksionojë sipas rregullores që është miratuar nga Kuvendi Komunal i Klinës.
Fushë e veprimtarisë së Asamblesë së fëmijëve do të jenë: të drejtat e fëmijëve, avancimi i këtyre të drejtave, pjesëmarrja e fëmijëve në organe vendimmarrëse sipas ligjeve, zhvillimi i gjitha aktiviteteve që janë në shërbim të të drejtave të tyre dhe formimit të tyre intelektual, kulturor dhe qytetar në përgjithësi