Republika e Kosoves

Klinë

Funksionalizohet rrjeti i ujësjellësit në pesë fshatra të Komunës së Klinës

2018/07/04 - 4:13

Banorët e fshatit Sferkë të Komunës së Klinës dhe fshatrave për rreth (Sferkë, Volljak, Dush, Qupevë), do të bëhen me ujësjellës. Ky është fillimi i zgjidhjes së nyjës së ujit të pijes, i cili iu ka munguar banorëve tash e disa vjet.

Kryetari Elezaj, i cili mori pjesë sot në testimin  e fazës finale të funksionalizimin të ujësjellësit, foli mbi rëndësinë e madhe që ka ky projekt për banorët e kësaj ane.

“Përmes këtij projekti kemi bërë zgjidhjen e problemit të ujit të pijes për mbi 600 konsumatorë të fshatrave Sferkë, Vollajk, Dush, Qupevë”, Elezaj ka thënë se qeveria komunale në Klinë, gjatë këtij mandati qeverisës krahas këtij projekti, do ti japim rëndësi të madhe edhe realizimit të projekteve tjera deri në zgjidhjen përfundimtare për sigurimin e ujit të pijes në Klinë”.