Republika e Kosoves

Klinë

Gara mbarëkombëtare për të rinjtë klinas

2018/04/23 - 3:46

Në Komunën e Klinës është  mbajtur gara mbarëkombëtare në lëndën e  matematikës “Plusi”.

Në këtë gare morën pjese 30 nxënës të klasave të VII-ta dhe 22 nxënës të klasave të Vlll-ta të kësaj komune.

Rezultatet i kësaj gare është se dy vendet e para të këtyre dy klasave do ta përfaqësojnë Komunën e Klinës në Olimpiadën e 23-të mbarëkombëtare e cila do të organizohet në  fund të muajit Maj 2018, në Berat, Shqipëri.