Republika e Kosoves

Klinë

Gjendje e mirë e rrugëve, pas reshjeve të shiut dhe borës

2021/01/08 - 4:29

Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, kompania e kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve që nga ora 03:00 e mëngjesit ka filluar është duke bërë pastrimin e të gjitha rrugëve ku është e nevojshme.

Si rezultat i kësaj, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë dhe janë të kalueshme, ndërsa aktualisht është duke u punuar edhe në pastrimin e trotuareve.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, z. Iber Elezaj, apelon të gjithë vozitësit, që të bëjnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe t`i marrin masat e nevojshme mbrojtëse.

Po ashtu, ekipet e emergjencave dhe shërbimi i zjarrfikësve janë në gjendje të gatshme për të intervenuar, në rast të rrezikut të vërshimeve.