Republika e Kosoves

Klinë

Grabanica së shpejti me bibliotekën The Library Project – Kosova

2018/09/18 - 5:01

Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i një biblioteke qendrore në Grabanicë dhe implementimin e strategjive të leximit të cilat janë të bazuara në hulumtime shkencore.

Elezaj, sot në takim e ka mirëpritur këtë projekt dhe ka falënderuar përfaqësuesit e The Library Project Kosova,  për mundësin dhe mbështetjen që kanë treguar për komunën tonë. Jemi të gatshëm për bashkëpunim në rrugën e diturisë , ka thënë Elezaj.

Safete Binaku ,përfaqësuese  e këtij projekti u shpreh se  : Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar trajnime për mësimdhënësit dhe për strategjitë e leximit dhe  të kuptuarit.  “Angazhimi i mësimdhënësve ka qenë shumë i mirë gjatë realizimit të këtij projekti”.

Ajo gjithashtu theksoi se ky trajnim eshte mbajtur nga Suzana Aliu mesimdhenese ne nje nga shkollat me presitigjoze ne Suedi.

Drejtori i Arsimit, Arben Limanaj, tha së është në mbështetje të këtij projekti i cili është në funksion të realizimit të cilësisë në arsim.