Republika e Kosoves

Klinë

HOMAZHE PËR NDER TË DITËS SË ÇLIRIMIT

2022/06/20 - 8:10

Kryetari i Komunës së Klinës, prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga Mixha Halil, babai i dëshmorit Mujë Krasniqi, kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi Selmanaj, komandanti i policisë, rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyqi, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e familjarë të dëshmorëve, për nder të Ditës së çlirimit të Klinës, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh te shtatorja e komandanit “Mujë Krasniqi”, përmendorja e martirëve të Klinës, përmendorja e Ismet Racit, e Arben Halitit si dhe tek varrezat e dëshmorëve, në Kodrën e Kuqe, në fshatin Grabanicë.
“Ne, sot, përkujtojmë jetën e atyre që dhanë gjënë më të shtrenjtë për të gëzuar ne lirinë dhe aromën e saj.
Kjo ditë e këtij jubileu të madh dhe tepër të rëndësishëm na bën të ndihemi më krenarë, më të privilegjuar, më të detyruar ndaj veprës së UÇK-së si dhe më të përkushtuar për punë dhe angazhim për të mirën e qytetarëve dhe me qëllim të sendërtimit e finalizimit të idealit për të cilin ata u flijuan”, ka thënë Elezaj gjatë homazheve.
Ai, gjithashtu vizitoi edhe tri organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.