Republika e Kosoves

Klinë

Kanë përfunduar punimet në asfaltimn e rrugëve në fshatin Budisalc dhe Dollc të Komunës së Klinës.

2018/12/11 - 4:48

Në fshatin Budisalc të Komunës së Klinës ka përfunduar sot asfaltimi i rrugës lokale.  Në kuadër të këtij investimi,  njëkohësisht  është asfaltuar edhe një rrugë në fshatin Dollc.

Gjatësija e rrugëve gjithsej është 1.220 metra.

Projekti në tërësi ka kosto 55.033,15  euro dhe është realizuar në bashkëfinancim me banorët e këtyre fshatrave.

Punimet janë kryer nga MIRUSHA COMPANY, sipas afatit në marrëveshje në kohëzgjatjeprej 60 ditësh.

Banorët të këtyre fshatrave u janë mirënjohës udhëheqjes komunale për realizimin e këtyre projekteve, sepse rregullimi i këtyre rrugëve iu ofron mundësi shumë më të mira për një qarkullim më komod, si për automjet, po ashtu edhe për nxënësit që udhëtojnë në shkollat që gravitojnë.