Republika e Kosoves

Klinë

KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI MBAJTI SOT TAKIMIN E RADHËS

2022/07/07 - 8:24

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, mbajti sot takimin e dytë të rregullt të punës për vitin 2022.

Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj dhe morën pjesë Komandanti i Policisë së Rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyqi, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija dhe anëtarët e këshillit.

Në këtë takim u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar,
3. Siguria në shkolla fillore dhe ato të mesme (parapërgatitje për shtator),
4. Sensibilizimi i të rinjve për mbrojtje nga dukuritë negative,
5. Të ndryshme.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KKSB-së diskutuan shumë pyetje dhe kërkesa të cilat lidheshin me temat e pikave të rendit të ditës.