Republika e Kosoves

Klinë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mban takim

2019/04/25 - 3:49

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Në këtë mbledhje, morën pjesë anëtarët e këshillit, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së dhe organizatave joqeveritare.

Mbledhjen e udhëhoqi nënkryetari i komunës, z. Besim Hoti, i cili theksoi se si Këshill, se bashku ne Policinë e Kosovës duhet të japim kontributin në implementimin e vendimit të Kryetarit të Komunës për eliminimin e zjarrvënëseve dhe gjobitjen e personave të papërgjegjshëm.

Ndërsa, Komandanti i Rajonit Policor në Klinë, Rexhë Berisha, njoftoi këshillin se situata në Komunë e Klinës është e qetë dhe stabile. Ai njoftoi, se për periudhën tre mujore në stacionin e Policisë në Klinë janë iniciuar 93 raste, ku 75% prej tyre janë zbardhur. Po ashtu, theksoi se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 12 aksidente trafiku pa fatalitet, janë shqiptuar gjithsej 798 gjoba, 66 persona janë arrestuar etj.

Në fund të takimit, anëtarët e komitetit shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me qenët endacak dhe fëmijë lëmosh kërkues