Republika e Kosoves

Klinë

KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI NË KOMUNËN E KLINËS MBAJTI TAKIMIN E GJASHTË PËR VITIN 2023

2023/12/20 - 3:00

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës dje është mbajtur takimi i gjashtë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe i fundit për vitin 2023.

Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, ndërsa morën pjesë komandanti i Stacionit të  Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqi dhe anëtarët e KKSB-së.

Kjo mbledhje kishte këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, gjendja e sigurisë në Komunën e Klinës, marrja e masave parandaluese për përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit dhe të ndryshme.

Komandanti Bytyqi gjatë këtij takimi para të pranishmëve theksoi se situata e sigurisë në Klinë është e qetë dhe gjithashtu shpalosi statistika për gjendjen në terren dhe veprimet e ndërmarra nga Polica e Kosovës në Klinë.