KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI NË KOMUNËN E KLINËS MBAJTI TAKIMIN E RADHËS
2022/12/29 - 8:28
Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i fundit për vitin 2022.
Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, ndërsa morën pjesë: komandanti i Policisë rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyqi, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija dhe anëtarët e KKSB-së.
Kjo mbledhje kishte katër pika të rendit të ditës për diskutim, siç ishin: miratimi i rendit të ditës, raporti për gjendjen e sigurisë në komunën e Klinës, rreziku nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit dhe të ndryshme.
Komandanti Bytyqi, gjatë këtij takimi para të pranishmëve theksoi se situata në Klinë është e qetë dhe gjithashtu shpalosi statistika për gjendjen në terren.