Republika e Kosoves

Klinë

KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI NË KOMUNËN E KLINËS MBAJTI TAKIMIN E RADHËS

2022/11/30 - 7:54

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022.
Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, ndërsa morën pjesë komandanti i Policisë rajonit në Klinë, z. Ragip Bytyqi, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija dhe anëtarët e KKSB-së.
Kjo mbledhje kishte katër pika të rendit të ditës për diskutim, siç ishin: miratimi i rendit të ditës, aprovimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, raporti për gjendjen e sigurisë në komunën e Klinës dhe të ndryshme.
Komandanti Bytyqi gjatë këtij takimi para të pranishmëve theksoi se situata në Klinë është e qetë dhe gjithashtu shpalosi statistika për gjendjen në teren, komunikacion, veprimet e masat e ndërmarra nga Stacioni i Policisë në Klinë.
Në fund, anëtarët paraqitën shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve që ata i përfaqësojnë.