Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

KFOR-i DHURON DONACION PËR ZJARRFIKËSIT NË KLINË

2022/11/05 - 3:38

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, z. Qendrim Millaku, në hapësirat e stacionit të zjarrfikësve, kanë pritur në vizitë komandantin e KFOR-it (rajoni perëndim RC -WEST), z. Ivano Marotta, ku me rastin e kësaj vizite është bërë pranim-dorëzimi i donacionit nga kjo komandë, respektivisht Zyra për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (CIMIC), në vlerë 18.000 € në formë të pajisjeve për nevojat e njësisë së zjarrfikësve në Klinë.

Gjatë kësaj ceremonie, me një fjalë rasti, kryetari Elezaj dhe komandant Marotta janë shprehur të kënaqur për bashkëpunimin reciprok ndër vite mes dy institucioneve që ata udhëheqin, gjithashtu të dy u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe koordinimi të plotë të përbashkët në shërbim të qytetarëve të Klinës.