Republika e Kosoves

Klinë

KFOR-i JEP DONACION PËR QKMF-në NË KLINË

2022/04/23 - 10:31

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë, Agron Bacaj, kanë pritur në takim komandantin e regjionit të Perëndimit të KFOR-it në Kosovë, kolonel Marko Javarone, me të cilin kanë diskutuar për çështje të ndryshme në komunën e Klinës dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Kryetari Elezaj bashkë me kolonelin Javarone, gjithashtu kanë vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku edhe është bërë dorëzim-pranimi i donacionit të KFOR-it për QKMF-në.

Kryetari Elezaj ka falënderuar kolonelin Javarone për këtë donacion të rëndësishëm për QKMF-në, i cili përfshinë pajisje mjekësore të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve mjekësore që ofrohen në QKMF.