Republika e Kosoves

Klinë

KFOR-i SLLOVEN DHURON PAJISJE PËR QENDRËN E KUJDESIT DITOR “ZANA”

2019/07/01 - 3:18

Sot, KFOR-i slloven ka bërë një donacion me inventar për Qendrën e Kujdesit Ditor Zana, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me bashkëpunëtorë, përfaqësues të KFOR-it slloven dhe përfaqësues të policisë.

Kryetari Elezaj falënderoi KFOR-in slloven për kontributin e dhënë për Komunën e Klinës dhe vendin në tërësi e veçanërisht për projektin e realizuar sot për Qendrën e Kujdesit Ditor “ZANA”.

Ai theksoi se ky donacion është shumë i rëndësishëm për fëmijët që janë në përkujdesje në këtë Qendër të kujdesit dhe se u krijon atyre mundësi më të mira rekreative.

 

Ndërsa, nënkolonel Krejac Jure nga KFOR-i slloven u shpreh i lumtur me realizimin e këtij projekti dhe theksoi se projekte të tilla ndihmojnë për të kontribuar në arsimimin e fëmijëve që marrin shërbime nga kjo qendër.