Republika e Kosoves

Klinë

KKSB MBAJTI TAKIMIN E RADHËS

2023/09/06 - 12:11

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Të pranishëm ishin nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqi, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija dhe anëtarë të këshillit.
Nënkryetarja Slemanaj e hapi mbledhjen duke e propozuar këtë rend dite për diskutim:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Rritja e sigurisë së qytetarëve përmes përmirësimit të infrastrukturës
Kërkesë për vendosjen e shkallëve emergjente dhe pjerrinave në objekte.
Të ndryshme.
Për gjendjen e sigurisë në Komunën e Klinës komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqi, informoi këshillin se gjendja vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.
Ndërsa anëtarët e këshillit adresuan shqetësime dhe rekomandime lidhur me pikat e rendit të ditës.