Republika e Kosoves

Klinë

KLINA FILLON PUNIMET NË HARTIMIN E PLANIT ZHVILLIMOR KOMUNAL 2023-2031

2023/05/23 - 8:49

Pasi Plani Zhvillimor Komunal është dokumenti më i rëndësishëm që përcakton prioritetet zhvillimore të komunës për dhjetë vitet e ardhshme, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorë të drejtorive, në një tryezë të përbashkët informuese, hapën punëtorinë për hartimin e këtij plani për vitet 2023-2031.

Grupi punues gjatë ditëve në vazhdim do të vlerësojë përparësitë, mangësitë, mundësitë dhe sfidat në definimin e vizionit dhe misionit të zhvillimit të Klinës.