Republika e Kosoves

Klinë

Klina përfiton projekte infrastrukturore nga Ministria e Infrastrukturës

2019/03/07 - 5:41

Klina dhe Ministria e Infrastrukturës sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore.

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, prof.dr. Zenun Elezaj, dhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore nga MIT në Komunën e Klinës gjatë vitit 2019 në vlerë prej 950 mijë euro.

Më rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e realizuar me Ministrinë e Infrastrukturës në fushën e infrastrukturës rrugore, me qëllim të krijimit të kushteve më të përshtatshme për qytetarët.


Memorandumi për financim të projekteve të infrastrukturës në Komunën e Klinës përfshinë këto projekte: