Republika e Kosoves

Klinë

KLINA SHPALL SPORTISTIN E VITIT

2022/12/30 - 8:29

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë është mbajtur ceremonia tradicionale për ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve për sportistët e dalluar përgjatë një viti.
Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, trajnerë e sportistë të klubeve sportive të Klinës dhe media.
Kryetari Elezaj, me një fjalë rasti para të pranishmëve, falënderoi të gjitha klubet për angazhimin dhe sjelljen e shumë titujve qytetit të Klinës, duke na bërë të ndjehemi krenar e njëkohësisht duke na motivuar ne si institucion që të jemi krah mbështetës çdo herë e që synimet tona të përbashkëta të jenë majat më të larta të suksesit, që e ardhmja të na gjejë edhe në arenën ndërkombëtare.
Çmimi kryesor këtë vit, i takoi kapitenit të klubit të futbollit “Dukagjini”, Altin Merlaku.
Me çmimet u nderuan edhe:
Në ping-pong: Luigj Frroku, David Toplanaj e Isa Çitaku,
Në volejboll, femrat: Fatbardha Tahiri dhe Buna Bojaj,
Në volejboll, meshkujt: Valon Racaj dh Arian Rrapi,
Në hendboll, femrat: Rina Bashota dhe Zize Desku,
Hendboll tek meshkujt: Armend Tanushi dhe Dren Gashi,
Në basketboll: Gerti Dushi dhe Klinton Grabanica,
Në boks: Planet Berisha, Rexhep Morina dhe Andi Temaj,
Në futbollin e femrave: Elma Kadriu, Erlisa Ismajli dhe futboll meshkuj: Hekuran Berisha.