Republika e Kosoves

Klinë

Klina stolis sheshin më flamuj të Amerikës në shenjë falënderimi pas përkrahjes për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

2018/12/14 - 2:09

Sot, sheshi i qytetit të Klinës është stolisur më shumë se kurdoherë më parë. Kësaj radhe imazhin e kësaj kremte e lartësonin ngritja e flamujt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si shenjë falënderimi pas përkrahjes  së dhënë me pajisje ushtarake, po ashtu edhe të përkrahjes së pa rezervë për themelimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Si shprehje e kësaj mbështetjeje të mikut të madh të Kosovës dhe popullit të saj, Kuvendi i Kosovës ka votuar projekt-ligjet që transformojnë  FSK-në ushtri dhe prej sot  Republika e Kosovës do ta ketë ushtrinë më të re në Botë, ushtrinë e Republikës së Kosovës, synim shekullor i shumë brezave tanë.

Kjo ditë konsiderohet historike dhe e bekuar, pasi që hapet rruga që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj të armatosur dhe vendi ta ketë mbrojtësen e saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbrojtur të drejtën e  Kosovës, si të drejtë legjitime  për ta pasur ushtrinë mbrojtëse dhe ky popull i është tepër mirënjohës për këtë përkrahje të pa rezervë që SHBA-të i bënë shtetit të Kosovës. Me këtë veprim, edhe kësaj radhe, SHBA-të kanë dëshmuar miqësinë  dhe interesimin që kanë për t’i forcuar shtyllat e shtetit të Kosovës, siç është edhe kjo më e rëndësishmja: Ushtria e Kosovës.

 

Zoti e bekoftë Amerikën!

 

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

 

Zoti e bekoftë Ushtrinë e Kosovës!