2019/05/18 - 7:42
Sot, klubi i futbollit Dukagjini nga Klina, në ndeshjen e fundit të kampionatit, të luajtur në stadiumin e qytetit, “18 Qershori”, në Klinë, ka mposhtur K.F. Drenasin me rezultat 3-0, duke siguruar kështu inkuadrimin direkt në superligën e futbollit të Kosovës.
K.F. Dukagjini nga edicioni i ardhshëm i garave do të luaj në supërligë, pasi në këtë kampionat ka siguruar vendin e dytë me 59 në tabelë, duke u rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas 16 viteve.