Republika e Kosoves

Klinë

KOMUNA E KLINËS DHE IADK MBAJTËN SESION INFORMUES PËR FERMERË

2019/07/11 - 11:39

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizoi sesion informues më fermerët e Komunës se Klinës, që është  mbajtur nga  organizata joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK”, e cila është duke zbatuar projektin, “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit të eksportit”, përkrahur nga Deutche Gesellschaft für International Zusammenarbeit(GIZ), mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ftohen fermerët e Komunës së Klinës që të aplikojnë për përfitimin e garantëve në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike

Gjithashtu, edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina inkurajon të gjithë fermerët si dhe kompanitë, të cilat janë të interesuara të merren me kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike të aplikojnë dhe të  përfitojnë nga benefitet ekonomike dhe shëndetësore të tyre.