Republika e Kosoves

Klinë

Komuna e Klinës dhe shoqata bamirëse “Nëna Terëzë” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

2021/12/16 - 12:50

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, kanë pritur në takim z. Zef Shala, përfaqësuesin e organizatës bamirëse “Nëna Terezë”.

Kryetari Elezaj dhe z. Shala u pajtuan që të nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për përkrahjen e personave të moshuar të infektuar me virusin Covid-19, ku do t’ju ofrohen shërbime shëndetësore, bazuar në grantin e financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe nga program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Kryetari Elezaj dhe z. Shala janë shprehur të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje bashkëpunimi, me synimin që projekte te tjera të përbashkëta të realizohen edhe në të ardhmen.