Republika e Kosoves

Klinë

KOMUNA E KLINËS KA PRANUAR 2025 KONTEJNERË

2021/07/22 - 6:18

Komuna e Klinës ka pranuar sot 2025 kontejnerë familjarë 120 L, të cilët do të shpërndahen në vendbanimet dhe fshatra të ndryshme të Komunës së Klinës.

Projekti është bërë i mundshëm pasi Komuna e Klinës ka fituar Grantin e Performancës për mjedis të pastër nga Ministria e Mjedisit dhe organizata gjermane GIZ për vitin 2020.

Në dorëzim-pranimin e kontejnerëve ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i cili theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe falënderoi punëtorët e KRM “Ambienti” dhe punëtorët e mirëmbajtjes së hapësirave publike për angazhimin e tyre.

Elezaj tha se Komuna e Klinës ka planifikuar projekte për përmirësimin e kushteve të kompanisë, që do të ndikojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.