Republika e Kosoves

Klinë

KOMUNA E KLINËS MBAJTI DËGJIMIN E NËNTË BUXHETOR PËR KORNIZËN AFATMESME BUXHETORE 2025-2027

2024/06/11 - 4:02

Komuna e Klinës organizoi takimin e nëntë të dëgjimeve publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027 me banorët e fshatrave Sferkë, Përçevë, Volljakë, Qupevë dhe Dush. Takimi u mbajt në ambientin e shkollës së mesme të ulët “Emin Duraku”, në fshatin Sferkë, më datë 10 qershor 2024, ora 19:00.
Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtori i Urbanizmit, Enver Berisha, anëtarë të grupit punues, si dhe banorë të zonave të lartcekura.
Në fjalën e tij, kryetari Elezaj njoftoi të pranishmit për projektet që pritet të realizohen në lokalitetet Sferkë, Volljakë dhe Qupevë, ku do të investohet në infrastrukturë mbitokësore dhe nëntokësore në vlerë rreth 250 mijë euro. Ndër të tjera kryetari Elezaj tha se ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo investim të bëhet me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh nevojat dhe prioritetet e komunitetit. Këto projekte janë pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës në këto zona dhe për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të zhvilluar për të gjithë banorët.
Ky dëgjim ishte një mundësi e mirë për banorët që të japin sugjerime dhe komente mbi planet buxhetore dhe të informohen për projektet dhe investimet që janë planifikuar për periudhën 2025-2027. Banorët shprehën interes të madh për projektet e propozuara dhe diskutuan mbi nevojat dhe prioritetet e tyre lokale.
Komuna e Klinës mbetet e angazhuar në përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe do të vazhdojë të organizojë takime të tilla për të siguruar transparencë dhe pjesëmarrje aktive të komunitetit në planifikimin buxhetor.
Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona duke studiuar dhe teksti
Mund të jetë një imazh i ‎12 persona, persona duke studiuar dhe ‎teksti që thotë "‎0 꺼인W0. E ZH NOX RR K S TΗж IP LATY LL THx H 임해애 ZJCFVB z 20101 DEGJIMBUXHETORPER PÉR DEGJIM BUXHETORI DRAFTKORNIZEN AFATMESMEBLXHETORE ETKORNIZEN AFATMESME TEKOMUNESSEKLINES TE EKOMUNESS PUXHETOR BUXHETORE LINES 2025-2027 اة‎"‎‎