Republika e Kosoves

Klinë

KOMUNA E KLINËS MBAN PUNËTORI NJËDITORE PËR HARTIMIN E KORNIZËS SË ZHVILLIMIT HAPËSINOR PËR PLANIN ZHVILLIMOR KOMUNAL TË KOMUNËS SË KLINËS 2023-2031

2023/12/06 - 12:38

Në sallën e konferencave të komunës së Klinës është mbajtur punëtori njëditore për hartimin e kornizës së zhvillimit hapësinor për Planin Zhvillimor Komunal të komunës së Klinës, për vitet 2023-2031, ku morën pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi- Selmanaj, menaxherja e kontratës, znj. Arbrora Thaqi, drejtorë të drejtorive dhe anëtarë të tjerë të grupit punues të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.
Korniza e këtij dokumenti përbëhet nga këta komponentë vizioni, qëllimet, objektivat dhe koncepti i zhvillimit hapësinor. Kjo punëtori është shumë e rëndësishme për hartimin ndërveprues, të ndërthurur dhe gjithëpërfshirës, për të siguruar që strategjitë të zbatohen duke i përdorur objektivat më të përshtatshme e të realizueshme dhe objektivat e ndryshme tematike që nuk bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.
Ky dokument i rëndësisë kaq të veçantë do të kalojë edhe në faza të tjera të diskutimit publik për Kornizën e Zhvillimit Hapësinor, për të cilat do të njoftoheni me kohë nga Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Klinës, ku qytetarët dhe grupet e tjera të interesit mund të japin sugjerimet e tyre.