Republika e Kosoves

Klinë

Komuna e Klinës mund të merret si shembull në avancimin e ngritjes së mirëqenies për komunitetet pakicë krahasuar me komunat tjera të Kosovës

2019/07/19 - 3:51

E organizuar nga Shoqata humanitare “Nëna Tereze”,në Prishtinë dhe Ambasada Çeke në Kosovë, është mbajtur Tryezë e rrumbullaket me temën “Politikat Lokale në Komunat Multietnike”, ku është thënë se Komuna e Klinës, mund të merret si shembull në avancimin e ngritjes së mirëqenies për komunitetet pakicë, krahasuar me komunat tjera të Kosovës. Gjetja e mundësive për një bashkëjetesë më të mirë mes komuniteteve që jetojnë në Komunën e Klinës dhe integrimi i pakicave në shoqërinë Kosovare si dhe politikat lokale në Komunat Multietnike ishin tema diskutimi në këtë tryezë.

Komuna e Klinës po zhvillon një trend pozitiv të ngritjes së bashkëjetesës tek të gjitha komunitetet duke bërë që të jetë një model i mire për avancimin e të drejtave të komuniteteve në mbar Kosovës tha Leotrim Germizaj,  i cili ka prezantuar në detaje rezultatetet e analizës së politikave lokale në Komunën  e Klinës.

Ndërsa,  përfaqësues nga Qendra për Regjionalizim  në Novi Sad, Aleksander Popov ,   tha se ndjehet i befasuar për të mirë nga ajo çfarë prezantoj hulumtuesi i tyre në këtë takim. Për mua është kënaqësi që pash rezymenë që paraqiti hulumtuesi ynë në këtë takim ku shihet një trend pozitiv në krahasim me mjediset tjera. Këtu shihet se është një dëshirë e mire dhe një atmosferë e mirë mes komuniteteve. Mendoj se Klina, është një dëshmi e mire për komunat tjera se si mund të qohet përpara bashkëjetesa ka thënë Popov.

E kënaqur me rrjedhën e takimit dhe me gjetjet që janë bërë në Komunën e Klinës, sa ju përket të drejtave sigurisë dhe integrimit të pakicave në shoqëri shprehet edhe Silvija Rashkoviq ,Zyrtare për Komunitete në Komunën e  Klinës . Ajo tha se : Jam shumë  e lumtur që në këtë diskutim është e kyçur edhe komuna e jonë,  kjo na shërben që të ngrisim vetëdijen që të jetojmë së bashku ,ti harrojmë problemet e së kaluarës dhe te ecim tutje ,mendoj se është një bashkëpunim i mirë mes komuniteteve në komunën tonë.

E përfaqësuesi i Shoqatës “Nëna Tereze”,  Zef Shala, tha se: Ne me bashkëjetesën kishim tradite të mirë shekuj me radhe e kjo për fat të mirë po vihet në pah edhe pas lufte .

Me pjesëmarrjen e tyre në diskutim kontribuan edhe Drejtoresha e OJQ- se Zana ne Klinë Tahire Gashi ,përfaqësues nga policia e Kosovës, KFOR-i Slloven dhe pjesëtar nga komunitetit pakicë.