Republika e Kosoves

Klinë

Komuna e Klinës  përgatitet  për aktivitetin “ Ta pastrojmë Kosovën”

2018/09/13 - 6:04

Në Komunën e Klinës është mbajtur takimi i parë i Taskë Forcës për koordinimin në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”.  Të pranishëm në këtë takim përveç të parit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj ishin të pranishëm edhe struktura udhëheqëse komunale si dhe përfaqësues të tjerë nga OJQ-të, më të cilët disktuan  lidhur me implementimin dhe mbarëvajtjen e fushatës dhe aksioneve të pastrimit, me qëllim të mobilizimit të gjitha resurseve të nevojshme për organizimin e aksioneve të pastrimit në Komunën e Klinës.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të mbahet me datën 15 shtator 2018 ( e shtunë) dhe fillon nga ora 10:00, ndërsa këtij aktiviteti do t’i bashkëngjitën; zyrtarët komunalë, KFOR-is, Stacioni Policor në Klinë, , Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, nxënësit e shkollave, dhe OJQ të tjera, bashkësitë lokale, kryetar të vendbanimeve qytetarë dhe të gjitha institucionet lokale

Kryetari Elezaj,  tha se i mbështet fuqishëm iniciativat e tilla, që si qëllim të tyre  kanë  pastrimin e ambienteve publike. Ai gjithashtu theksoi se  pastërtia është imazhi kryesor i një vendi dhe se çdo ditë e punës së qeverisjes lokale ka qenë ditë e aksioneve për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave dhe  për mirëmbajtjen e ambientit.