Republika e Kosoves

Klinë

KOMUNA E KLINËS PËRMBYLL DËGJIMET PUBLIKE

2022/06/23 - 6:31

Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, kanë përmbyllur fazën e parë të takimeve me publikun, lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2026.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, z. Ajet Sejdiu, drejtorë të drejtorive dhe qytetarë të lokaliteteve Drenoc, Pjetërq i Epërm, Pjetërq i Poshtëm dhe Dugajevë.

Kryetari Elezaj, para të pranishmëve me një fjalë rasti theksoi se bashkëpunimi me qytetarë është një nga elementet kryesore të qeverisjes së mirë, andaj si institucion këtë vit kemi rritur numrin e takimeve dhe shumë shpejt do të vizitojmë çdo fshat tjetër.
“Si asnjëherë më parë, bashkë do të qeverisim.
Nevojat dhe kërkesat e juaja, përcaktojnë prioritetet tona”, ka shtuar në fund Elezaj.