Republika e Kosoves

Klinë

Komuna e Klinës pranon donacion  159 kompjuter

2019/05/15 - 2:37

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria  Komunale e  Arsimit,  ka pranuar sot  një donacion prej 159 kompjuterëve me të gjitha pajisjet përkatëse.  Besnik Ademaj, bashkatdhetarë  nga Zvicra  ka sjellë këtë donacion  i cili do të shpërndahet në të gjitha shkollat e komunë së Klinës, për nevojat e lëndëve përkatëse.

Komuna e Klinës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë, shprehën falënderim të veçantë  për bashkatdhetarët, pasi që kjo është hera e dytë me radhë që pranojnë një donacion të tillë.