Republika e Kosoves

Klinë

KOMUNA E KLINËS VAZHDON TË MBAJË TAKIMET ME QYTETARË

2022/06/22 - 12:36

Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, ka vazhduar me mbajtjen e takimeve me qytetarë edhe në tre bashkësi lokalitetesh të tjera në fshatrat Zllakuqan, Jashanicë dhe Ujmirë.

Të pranishëm në këto takime ishin nënkryetarja e Komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, e shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, z. Ajet Sejdiu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, me ç’rast është debatuar lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2026.

Gjatë takimeve është diskutuar për investimet kapitale, kërkesat dhe nevojat e atyre lokaliteteve të cilat do të projektohen në vitet në vazhdim.