Republika e Kosoves

Klinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën” në Komunën e Klinës

2018/12/01 - 1:27

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” , sot ka vazhduar në Komunën e Klinës , ku pjesë e këtij aksioni ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me Gjeneralin John Boyd nga KFOR-i amerikan, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Klinës, Prof .Dr. Zenun Elezaj, dhe stafit të tij, grupe rinore të partive politike, OJQ-të, qytetar klinas si dhe një grup i vullnetareve nga “Let’s Do It Kosova”.Kryeministri Haradinaj , tha  se: Ndotja e mjedisit duhet t’i përket të kaluarës. Është momenti i fundit për ndërgjegjësim të të gjithë neve, që të mos e dëmtojmë vendin ku jetojmë. Imazhi i Kosovës jemi ne, njerëzit e saj dhe mund të jemi krenar vetëm në një mjedis të pastër!” ka thënë Haradinaj.

Aksioni ka filluar në orët e hershme të mëngjesit përgjatë aksit rrugor Prishtinë- Pejë, kryesisht në fshatrat Gllarevë-Dollc, ku janë hequr deponi ilegale të mbeturinave, mbetjeve të plastikëve dhe mbeturinave të tjera që kanë qenë përgjatë brigjeve të magjistrales. Bartja dhe ngarkimi eshte bere nga dy kompani vullnetare, “Mirusha Company” dhe “Ambienti” nga Klina.

Aksionit ju ka bashkua edhe Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Klinë.