Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj, bashkëbisedoi me banorët e fshatrave Gllarevë, Rixhevë dhe Stapanicë për projekt–ndërtimin e rrugëve lokale të këtyre lokaliteteve

2018/05/18 - 3:43

Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, bashkë me nënkryetarin  Besim Hoti,drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Naser Morina,  drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku , drejtori për Kulture, Rini e Sport, Skender Merturi dhe asamblistët e KK, Sefë Morina dhe Brahim Mehmetaj, vizituan sot fshatrat Gllarevë, Rixhevë dhe Stapanicë, ku u takuan me përfaqësuesit e këtyre lagjeve.

Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëbisedimi i afërt me banorët  për projekt–ndërtimin  e rrugëve lokale të këtyre lokaliteteve.

Gjatë qëndrimit në këto fshatra, Kryetari Elezaj, deklaroi se Qeveria komunale  ka të planifikuar asfaltimin e të gjitha  rrugëve lokale në këto fshatra, por edhe lokalitete tjera, me çka po përmbyllim rregullimin e infrastrukturës në këto zona.

Banorët u shprehen të kënaqur fillimisht nga vizita që ua bëri kryetari Elezaj me bashkëpunëtorët e tij, po ashtu kanë vlerësuar lartë realizimin e këtyre projekteve, pasi sipas tyre me asfaltimin e këtyre rrugëve u lehtësohet atyre shumë më shumë jeta në fshat.