Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj: Fabrikat vendore, shembulli më i mirë i zhvillimit ekonomik lokal

2018/12/27 - 4:52

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezj vizitoi sot fabrikën e prodhimit dhe përpunimit të kërpudhave  “Te Valdeti”, e cila sapo ka filluar punën, në fshatin Jashanicë.

Kryetari Elezaj,  me këtë rast, nga personeli udhëheqës i kësaj fabrike  është njoftuar nga afër me ecuritë e procesit të prodhimit dhe përpunimit të kërpudhave. Kryetari Elezaj, me këtë rast njëherësh  vlerësoi punën dhe angazhimin  e mirë të fabrikës,  si shembullin më autentik  se prodhimtaria vendore është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik lokal.

Kryetari Elezaj, gjithashtu premtoi që pushteti komunal i Klinës do t’i mbështes bizneset private, si mundësi më të faforshëm për një zhvilim dhe përparimtë Komunës.

Personeli udhëheqës i fabrikës falënderoi kryetarin Elezaj për kë vizitë të realizuar.