Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ GJURGJEVIKASVE IU PREMTOI PËRKRAHJE NË REALIZIMIN E PRIORITETEVE INFRASTRUKTURORE

2018/04/23 - 1:31

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, në  vazhdën e vizitave që është duke iu bërë  lokaliteteve të Komunës së Klinës, për t’u njoftuar nga afër me preokupimet  dhe prioritetet që kanë në fushën e infrastrukturës, krejt me qëllim që t’u dilet në ndihmë kërkesave të qytetarëve. Me këtë rast kryetari Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Lorenc Marleku dhe bashkëpunëtorë tjerë, ka vizituar fshatin Gjurgjevik i Madh, ku ka biseduar me banorët e këtij fshati dhe është njoftuar nga afër me shqetësimet dhe kërkesat që kanë banorët e këtij lokaliteti.
Kryetari Elezaj, nga banorët e këtij fshati u njoftua sidomos me mungesën e rrugës, ku rruga ekzistuese është tepër e dëmtuar dhe e pakalueshme, po ashtu edhe mungesën e kanalizimit dhe ujësjellësit. Sipas banorëve të këtij fshati asfaltimi i rrugës dhe rregullimi i kanalizimit kërkojnë ndërhyrje imediate.
Nga ana e tij, kryetari Elezaj banorëve të këtij lokaliteti iu premtoi angazhim maksimal që daljen në ndihmë këtyre banorëve në mënyrë që  këta t’i realizojnë  nevojat e tyre infrastrukturore në fshat.  Ai po ashtu tha se qeverisja komunale është gjithmonë e hapur dhe e gatshme për mbështetje dhe përkrahje të nevojave të qytetarëve të saj, në këtë rast edhe banorëve të këtij fshati, që në të ardhmen do të kenë mbështetje në projektet konkrete  në infrastrukturë.
Ndërkaq, banorët e këtij fshati falënderuan kryetarin Elezaj  për përkushtimin  që është duke treguar në përkrahje të realizimit të shumë projekteve prioritare në lokalitetet e kësaj komune.