Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj inspektoi punimet e realizuara në shkollën e mesme të lartë “Luigj Gurakuqi” në Klinë, planifikohen investime të reja

2021/02/25 - 10:23

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Arsimit, z. Enver Gashin, sot kanë vizituar shkollën e mesme të lartë “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ku kanë parë nga afër punimet e realizuara në objektin e shkollës dhe sallën e edukatës fizike dhe po ashtu janë vlerësuar edhe mundësitë e investimeve të reja gjatë këtij viti.
Kryetari Elezaj theksoi se do të shqyrtojnë mundësitë për investime të reja në rregullimin e oborrit të shkollës, pajisjen me rekuizita sportive, rregullimin e fushës së futbollit dhe përmirësimin e të gjithë infrastrukturës së nevojshme, me qellim që të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.