Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj inspektoi shtrimin e shtresës së fundit në asfaltimin e rrugës në fshatin Bokshiq 

2018/09/13 - 6:55

Kreu i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku më bashkëpunëtorë, kanë vizituar sot fshatin Bokshiq të komunës së Klinës, ku më këtë rast inspektuan nga afër shtrimin e shtresës finale te asfaltit.
Të pranishëm gjatë inspektimit ishin edhe përfaqësues të fshatit.
Me këtë rast kryetari Elezaj tha se komuna e Klinës po realizon projekte të shumta, të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve tanë.