Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj ka pritur për një takim Drejtorin e Përgjithshëm Rregullativ të Hekurudhave ,Shkëlzen Qorrin

2018/11/19 - 4:02

Është zhvilluar takimi ndërinstitucionale në mes të Komunës së Klinës dhe Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, që është diskutuar për linja hekurudhore Prishtinë-Pejë, ku përfshihet edhe Komuna e Klinës.

Në takim të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Prof.|Dr. Zenun Elezaj,i shoqëruar nga stafi i tij që i kanë pritur ,Drejtorin e Përgjithshëm Rregullativ të Hekurudhave, Shkëlzen Qorrin dhe Afrim Mehmetaj, Drejtor i Departamentit të Sigurisë,  ku  është diskutuar për këto pika:

 

  1. Prezantim: ARH (përgjegjësitë dhe kompetencat)
  2. Përgjegjësitë e Komunës ndaj Hekurudhave
  3. Vendkalimet legale dhe ilegale
  4. Siguria në Hekurudha
  5. Aksidentet( edhe aksidentet e fundit që kanë ndodhur gjatë këtij viti)
  6. Bashkëpunimi ARH-Komunë
  7. Vendosja e sinjalizimit hekurudhor-përgjegjësitë e MI-së dhe Komunës
  8. Vendosja e sinjalizimit hekurudhor- përgjegjësitë e Kompanisë Infrakos
  9. Pastrimi i brezit hekurudhor nga shkurret dhe mbeturinat( kontributi i Komunës së Klinës)
  10. Fushatë e përbashkët vetëdijesuese ARH-Komunë, etj.