Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ MBAN DËGJIME ME QYTETARË, DISKUTOHET PËR BUXHETIN E VITIT 2023

2022/08/31 - 7:29


Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Financave dhe Zhvillimit Ekonomik dhe bashkëpunues të tjerë, kanë vizituar bashkësinë e lokaliteteve në Budisalc, bashkësinë e lokaliteteve në Jagodë dhe fshatin Zajm, me ç’rast janë mbajtur tre takimet dëgjimet me qytetarë, lidhur me Draft-buxhetin e Komunës së Klinës për vitin 2023.

Gjatë takimeve është diskutuar për investimet kapitale, kërkesat dhe nevojat e atyre lokaliteteve të cilat do të projektohen në vitin në vazhdim.

Kryetari Elezaj gjatë këtyre takimeve theksoi se përfshirja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025, do të jetë në funksion të dhënies së ideve dhe propozimeve për hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore të Komunës së Klinës. Mundësi kjo që qytetarët të vendosin për investimet e së ardhmes në vendin e tyre.

Komuna e Klinës, sot do të mbajë takimin tjetër me bashkësinë e lokaliteteve në Shtupel, në objektin e shkollës fillore të mesme të ulët “Avni Zhabota”.

Për të gjithë qytetarët e interesuar për Draft-buxhetin për vitin 2023, mund ta gjejnë të publikuar në web faqen zyrtare të Komunës së Klinës.