Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ NDAN MIRËNJOHJE PËR OSBE-në

2022/12/27 - 4:13

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e Qendrës Rajonale të OSBE- së, në Pejë, z. Driton Marku.
Gjatë këtij takimi, kryetari Elezaj i ka shprehur mirënjohje misionit të organizatës për bashkëpunimin me komunën e Klinës në ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira në projekte, të cilat avancojnë tutje transparencën komunale.
“Çdoherë falënderues!”- ka thënë në fund Elezaj.