Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj nënshkruan Marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

2019/04/17 - 12:49

Kryetari Elezaj nënshkruan Marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për asfaltimin e katër rrugëve te reja.

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, është pritur në takim nga Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, z. Rasim Demiri.
Me këtë rast, Kryetari Elezaj ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për investime kapitale në Komunën e Klinës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në kuadër të programit për zhvillim rajonal dhe për investime kapitale, që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje mirëkuptimi, Kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, falënderoi ministrin Demiri për bashkëpunimin e realizuar dhe përkrahjen e Komunës së Klinës, njëkohësisht u zotua se projektin do ta realizojë me cilësinë dhe afatet e parapara.

Ministri Demiri uroi kryetarin Elezaj për projektet e përfituara dhe i uroj suksese në realizimin e tyre.

Ky projekt ka vlerën e 130 000 euro, ndërsa rrugët që do të asfaltohen janë:
– Rruga e fshatit Dollovë,
– Rruga e fshatit Grabanicë,
– Rruga e fshatit Dush dhe,
– Rruga e fshatit Jellovc