Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj nënshkruan memorandum mirëkuptimi me kompaninë e derivateve “SHELL” për përkrahjen e fermerëve në Komunën e Klinës

2019/04/25 - 3:48

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina, kanë pritur në takim drejtorin e shitjes në kompaninë e derivateve, “Shell Kosova”, Hamdi Kelmendin,

Me këtë rast, kryetari Elezaj dhe drejtori Kelmendi, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për përkrahjen e fermerëve në Komunën e Klinës.

Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja e fermerëve të komunës së Klinës të i`u ofrohen zbritje të çmimeve të derivateve.

Me këtë rast, kryetari Elezaj, falënderoi përfaqësuesit e kompanisë për  nënshkrimin të kësaj marrëveshje, që është në dobi të fermerëve dhe sado pak ndikon në ndihmë për fermerët.

Hamdi Kelmendi, drejtor i shitjes në këtë kompani, falënderoi kryetarin për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe u zotua në respektimin e kësaj marrëveshje.

Ky Memorandum Mirëkuptimi nuk krijon detyrime financiare mes palëve nënshkruese, por kompania “Shell Kosova”, obligohet që të gjithë fermerëve që janë të regjistruar në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Klinës të u sigurojë zbritje në çmim të derivateve prej 0.05 cent në litër.

Të gjithë fermerët që do të furnizohen me derivate të naftës, në momentin e furnizimit duhet të posedojnë letërnjoftimin për të dëshmuar që gjenden në listën e fermerëve që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Komuna e Klinës fton të gjithë fermerët që të regjistrohen në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në mënyrë që të u mundësohet ofrimi i çmimeve më të volitshme.