Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ, PRITI KOMANDANTIN E KFOR-it LORENZO D’ADDARIO

2019/01/11 - 2:32

Kryetari i  Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj,  i shoqëruar  nga stafi i tij i Ekzekutivit dhe komandanti i Policisë së Kosovës  në Klinë, toger Rexhë Berisha, priti në një takim komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Në takimin e sotëm u bisedua  për zhvillimet e fundit në Komunën e Klinës. Kryetari Elezaj, njoftoi  komandantin D’Addario rreth të arriturave, sfidat  dhe prioritetet e synuara  që ka Komuna e Klinës për vitin 2019.

Kryetarit të Komunës, Elezaj, konfirmoi Komandantin D’Addario, se Komuna e Klinës  ka sërë projektesh kapitale për t;i realizuar gjatë këtij viti kalendarik, si  në fushën e infrastrukturës rrugore, shkollore, shëndetësore, ujësjellës, kanalizim, por edhe në shumë fusha të tjera të jetës me interes për qytetarët e Klinës dhe krejt me qëllim të ngritjes së mirëqenies dhe cilësisë së jetës së tyre.

Gjatë këtij takimi, Komandantit D’Addario dhe KFOR-it përgjithësisht i ofroi  një bashkëpunim të vazhdueshëm  institucional për përmbushjen e  detyrave dhe misionit të KFOR-it që ka  në shërbim të sigurisë, po ashtu edhe për kontributin e  dhënë në fushën e sigurisë, po ashtu edhe në shumë fusha tjera të jetës së qytetarëve pa dallim etnie.

Komandanti i  KFOR-it, D’Addario,  falënderoi kryetarin Elezaj për bashkëpunimin  e mirë dhe tepër korrekte  të deritanishëm me Njësitin LMT në Klinë dhe për kontributin që Komuna ka dhënë  në  ruajtjen e gjendjes stabile në Komunën e Klinës.