Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ PRITI NË TAKIM KAMPIONET E VOLEJBOLLIT

2021/05/21 - 2:44

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e klubit të volejbollit të femrave Dukagjini, Kristina Lazri, kapitenen e ekipit, Vlora Tafili, për të iu uruar zyrtarisht shpalljen kampion të Kosovës në ligën e parë në volejboll.
Elezaj më këtë rast është shprehur i lumtur me arritjen e vajzave të Dukagjinit dhe theksoi se ndjehet krenar që qytetit të Klinës i shtua edhe një titull kampioni.
Duke ju dëshiruar suksese, ai gjithashtu shtoi se institucioni që ai udhëheqë do të jetë çdoherë në mbështetje të sukseseve të tilla.