Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Elezaj priti në takim anëtaret e Komitetit për mbikëqyrje të sëmundjeve ngjitëse në Komunën e Klinës

2018/07/19 - 10:17

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot priti në takim anëtarët e komitetit për mbikqyrje të sëmundjeve ngjitëse në nivel komune Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Hekuran Sejdiu,  Drejtorëshen e QKMF-së , Vezire Terdeva, Dr.Haxhi Ibishi dhe Drejtorin e Inspektoriatit Petrit Bekaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte analiza e gjendjes epidemiologjike në Komunën e Klinës, kryesisht Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Gjendja u vlerësua si e qetë por  u dhanë objektivat për mobilizim të shtuar në menaxhimin sa më të mirë të situatës.

Komuna e Klinës do ti shfrytëzojë të gjitha mundësitë e veta që në bashkëpunim edhe me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Klinës.